Turqia vazhdon të bëjë përpjekje për të arritur paqen në vendet mike si Ukraina, Libia, Somalia, Sudani, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në hapjen e Forumit IV të Diplomacisë në Antalia.
Sipas tij, Turqia do të vazhdojë të marrë iniciativën për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizave në Afrikë dhe Azi.
“Ankaraja kërkon të krijojë një zonë paqeje dhe sigurie rreth vetes, duke vendosur marrëdhënie të mira me vendet fqinje, duke zgjeruar mundësitë për bashkëpunim dhe tregti dhe duke krijuar ura për dialog midis palëve në konflikt.
Ne nuk pretendojmë për tokat apo burimet natyrore të askujt,” vuri në dukje Erdogan.