Kroos: Lojtarë dhe tifozë bashkë, besoni te përmbysja ndaj Arsenalit!

- Bota Sot

Kroos: Lojtarë dhe tifozë bashkë, besoni te përmbysja ndaj Arsenalit!

Toni Kroos, ish-mesfushori gjerman i Real Madridit, ka dhënë mendimin e tij për disfatën 3-0 të të bardhëve në Emirattes”, ndaj Arsenalit vendas, në çerekfinalen e parë të Champions League: “A e mundi Arsenali 3-0 Real Madridin? Edhe një barazim është shumë i mërzitshëm për Real Madridin. Në fakt, duhet të humbasësh që të bësh përmbysje në futboll.

Miti vazhdon, skuadra duhet të japë gjithçka dhe tifozët të jenë në lartësinë e detyrës në kthim, duke shtyrë pa pushim që nga minutat e para. ‘Santiago Bernabéu’ do të jetë me ta. Po, e kam lënë Real Madridin.

Largimi im nuk mund të anulohet. Kjo është një e vërtetë që duhet pranuar. Është e pavlefshme të thuhet:

Na mungon Toni Kroos. Ç’kuptim ka? Kjo nuk do të ndryshojë asgjë për ndeshjen e ardhshme. Realiteti i tillë është, nuk ka nevojë të thuhet na mungon ky apo ai.

Po, është një kompliment për mua, tregon se kam pasur rëndësi në një mënyrë te Real Madridi, por tani duhet të përshtaten. Shpresoj që Real Madridi t’i fitojë të gjitha ndeshjet, si tifoz, gjithashtu sepse shpesh shoh shumë njerëz që thonë se iu mungoj. Kjo është prekëse, por nuk dua ta dëgjoj, sepse është mungesë respekti për djemtë që po luajnë tani”.



Read it all at Bota Sot