Mlanit do t’i shkojë në adresë një ofertë prej 200 milionë eurosh

- Bota Sot

Mlanit do t’i shkojë në adresë një ofertë prej 200 milionë eurosh

Al Etiffaq po synon të trazojë merkaton e verës, me një propozim historik: 200 milionë euro për dy yjet e Milanit, Theo Hernandez dhe Rafael Leao.

Klubi saudit është i determinuar të ngjitet në renditje dhe të konkurrojë kokë-më-kokë me gjigantët e Saudi Pro League, ka përpiluar një plan ambicioz që mund të ndryshojë gjendjen e futbollit europian e aziatik në muajt e ardhshëm.

Menaxhmenti sportiv i klubit saudit sheh te të dy lojtarët kualitetin që i nevojitet klubit për të transformuar projektin e tij.

Me një prezencë modeste në ligë – aktualisht në mesin e tabelës – klubi synon të nisë një revolucion sportiv, për ta vendosur vetën në mesin e klubeve elitare arabe, dhe për ta bërë këtë janë të gatshëm ta ‘thyejnë bankën’.

Nga Milani, përgjigja nuk ka qenë e tëra negative.

Kryesuesit e klubit kuqezi nga Milani po e konsiderojnë seriozisht mundësinë e shitjes së dyshes, nëse arrihet një marrëveshje për shumë e transferimit.

Shitja e dy yjeve më të mëdhenj të skuadrës do të lironte hapësirë në listën e pagave të klubit dhe do t’i ipte mundësinë klubit të përforcohet në disa pozicione të ndryshme, megjithëse humbja e Leaos e Theos do të ishte një humbje e madhe në aspektin sportiv.

Pikëpyetja më e madhe është dëshira e lojtarëve për t’u larguar.

Edhe pse klubi italian po i fërkon duart për të pranuar ofertën, shkaku i parave, dyshja në fjalë ende nuk kanë dhënë sinjale të qarta nëse do të pranojnë një kalim në Arabinë Saudite.



Read it all at Bota Sot