Brdariç, dy opsione

- Bota Sot

Brdariç, dy opsione

Vllaznia do të presë ditën e shtunë në orën 15:30, Dinamon në kuadër të javës së 34-ët të kampionatit.Një duel vendimtar për fatet e kuqebluve për sa i përket pozicionimit në dy vendet e para të renditjes.

Kështu, para një sfide kaq të rëndësishme, trajneri Brdariç e ka thuajse gjithë grupin e plotë.

Me përjashtim të Bajramit, që është i pezulluar për duelin ndaj kryeqytetasve.

Megjithatë, dyshimet rreth formacionit ekzistojnë për Brdariç, i cili nga sa është parë ka dy variante për këtë duel të radhës. Kështu nga porta do e nisë Jukaj.

Në mbrojtje të zakonshmit Gurishta djathtas dhe Jago majtas, teksa kthehet si titullar në qendrën e prapavijës Stojanoviç. Dyshim për partnerin e serbit qëndron mes Krymit dhe Repajt, me të parin disi më të avantazhuar për ta nisur ndeshjen si qendër mbrojtës. Në mesfushë do të jenë të rreshtuar Deliu dhe Sala, me Malën që do të zbresë në këtë repart nëse Krymi aktivizohet si qendër mbrojtës.

Kësisoj, prizrenasi do të “lirojë” vendin në krahun e djathtë, pozicion që pritet të mbulohet nga Dodaj. E ndërsa formacionin kuqeblu e kompleton Gruda në të majtë të sulmit dhe Balaj në majën e tij.



Read it all at Bota Sot