Pohimi i pashmangshëm i Guardiolës

- Bota Sot

Pohimi i pashmangshëm i Guardiolës

Pep Guardiola u paraqit në konferencë për shtyp për të bërë një analizë të sezonit të Manchester City.

Spanjolli nuk i fshehu vështirësitë që skuadra e tij ka përjetuar, duke theksuar se “FA Cup” mbetet i vetmi trofe për të cilin mund të luftojnë ende, pas eliminimit zhgënjyes në Ligën e Kampionëve, “rrëshqitjes” në Premier League dhe daljes nga “Carabao Cup”..

I ndikuar nga dëmtimet e shumta gjatë sezonit, Guardiola u shpreh në prag të sfidës ndaj Crystal Palace: “Gjithmonë të dëmtuar, gjithmonë të dëmtuar…

Ka qenë kështu gjatë gjithë sezonit. Jemi përshtatur, por nëse shikoni pozicionin tonë actual në klasifikim, është katastrofë. Gjithsesi, mund të kishte shkuar edhe më keq. Jam vërtet i kënaqur me mënyrën si e kemi menaxhuar situatën dhe me faktin që jemi ende në garë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”.

Aktualisht, Manchester City ndodhet një pikë larg Newcastle dhe vendit të pestë në renditje, i cili është i fundit që garanton pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Një pjesë e deklaratës së Guardiolës që ngjalli më shumë interes kishte të bënte me merkaton e verës:

“Nuk e di çfarë do të ndodhë. Klubi sigurisht që është duke punuar tashmë, por nuk mund të kemi 45 lojtarë në skuadër. Nuk është e qëndrueshme, as emocionalisht dhe as për grupin.

Përveç Kevin De Bruyne, të gjitha kontratat e tjera duhen vlerësuar. Do të shohim deri në fund si do të paraqiten gjërat, si do të jemi ne, pastaj do t’i marrim vendimet”

Për Manchester City, qëllimi është të rishikojë në mënyrë të thellë organikën aktuale, me synimin për ta bërë më të lehtë menaxhimin e grupit dhe më të qëndrueshme situatën për sezonin e ardhshëm.



Read it all at Bota Sot