Paredes dhe Di Maria flasin për akuzat ndaj tyre për baste ilegale

- Bota Sot

Paredes dhe Di Maria flasin për akuzat ndaj tyre për baste ilegale

Mesfushori i Benficas, Angel Di Maria dhe ai i Romës, Leandro Paredes kanë komentuar informacionet për përfshirjen e tyre në lojëra të paligjshme të fatit në faqet e palicensuara.

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me çështjen që përfshin Sandro Tonalin dhe Nicolo Fagioli për pjesëmarrjen e tyre në baste për ndeshjet e futbollit.

Së bashku me lojtarin Neëcastle dhe Fiorentinës, u zbuluan edhe emrat e 12 lojtarëve aktualë apo ish-lojtarëve të Serie A, ku përmendeshin edhe Di Maria dhe Paredes, gjatë kohës sa ishin lojtarë të Juventusit.

Megjithatë, pas publikimit të lajmit, lojtari aktual i Benficës dhe ai i Romës kanë mohuar përfshirjen e tyre në baste të paligjshme.

“Dua që të gjithë të kuptojnë se unë kurrë nuk kam bërë baste të paligjshme”, ka thënë shkurtimisht Di Maria.

“Në dritën e thashethemeve të fundit, dua të sqaroj se nuk kam qenë asnjëherë i përfshirë dhe nuk jam përfshirë në ndonjë bast të paligjshëm”, tha Paredes.

Ndryshe, këtë sezon, Di Maria ka luajtur 35 ndeshje për Benficën, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 9 asistime.

Në anën tjetër, Paredes ka luajtur gjithsej 30 ndeshje me Romën në të gjitha garat, ku ka dy gola dhe dy asistime.



Read it all at Bota Sot