Pep Guardiola nuk ka hequr dorë asnjëherë

- Bota Sot

Pep Guardiola nuk ka hequr dorë asnjëherë

Të eliminuar nga Liga e Kampionëve në çerekfinale, të eliminuar në raundin e katërt të “Carabao Cup” dhe rënie të menjëhershme në Premier League për shkak të një vargu dëmtimesh dhe krizës së rezultateve, sezoni i Manchester Cityt ka qenë më shumë se i trazuar.

Megjithatë, Pep Guardiola nuk ka hequr dorë asnjëherë, ka marrë përgjegjësitë e plota për këtë vit katastrofik, siç e ka përshkruar vetë, si dhe ka qëndruar i fokusuar në dy objektivat e mbetur: kualifikimi në Ligën e Kampionëve (për sezonin e ardhshëm) dhe triumfin në “FA Cup”.

Aktualisht në vendin e 6-të të Premier League, vetëm një pikë larg Newcastle dhe zonës Champions, Ilkay Gundogan, në një intervistë për ESPN, ka treguar evoluimin dramatik të sezonit: “Kam përshtypjen se këtë sezon, në shumë ndeshje i dhamë shumë rëndësi taktikës dhe më pak vëmendje sjelljes sonë. Dëshira, vendosmëria dhe agresiviteti janë thelbësore në futboll. Janë aspekte të thjeshta, që bëjnë diferencën në futboll”.

Mesfushori gjerman, që la Barcelonën për t’u rikthyer te Manchester City verën e kaluar, vazhdoi më tej:

“Ndoshta, nëse mendon shumë se si të pozicionohesh, harron atë që duhet të jetë ‘normale’ në futboll. Pas pushimit të marsit (ndeshjeve të kombëtareve) ne u përmirësuam shumë në këtë aspekt, madje arritëm të fitonim me përmbysje në fushën e Bournemouth”.

Ai tregoi një të vërtetë të fundit dhe absolute: “Shumë njerëz tani e nënvlerësojnë rëndësinë e punës në grup dhe faktin se duhet të kesh mentalitetin e duhur, por ne duhet të mbetemi gjithmonë të bashkuar”.



Read it all at Bota Sot