Osimhen për të ardhmen

- Bota Sot

Osimhen për të ardhmen

Tifozët e Galatasarayt do të ndiejnë një mungesë të thellë pas sezonit të jashtëzakonshëm si ai i Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian, i huazuar pa të drejtë blerjeje nga Napoli, ka realizuar 29 gola gjithsej, deri tani, me fanellën e kryesuesve të “Super Lig”, përfshirë 21 gola vetëm në kampionat, duke krijuar një lidhje të veçantë me tifozët.

Goli i fundit erdhi dje, kur realizoi golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Samsunsporit. Sulmuesi afrikan e analizoi kështu ndeshjen pas fishkëllimës së fundit: “Në pjesën e parë ishim paksa të nxituar, donim të tregonim veten.

Duhej ta kishim mbajtur më shumë topin. Në pjesën e dytë treguam më shumë durim. Jam i lumtur që shënova, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”.

Sa i përket luftës për titull, me Galatasaray që ka 6 pikë avantazh ndaj Fenerbahçe, Osimhen shtoi: “Tërë vëmendja është mbi ne. Si skuadër kemi përgjegjësi, duam të fitojmë çdo ndeshje.

Mendoj se e kemi cilësinë për t’ia dalë mbanë me sukses. Duhet të luftojmë për t’i mposhtur rivalët dhe ngritur trofeun. Jemi në një pozicion të favorshëm, por nuk do të jetë e lehtë”.

Në fund, një koment i pashmangshëm për të ardhmen e tij. Kartoni i Osimhen është ende në pronësi të Napolit, kontrata ka një klauzolë prej 75 milionë euro, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë: “Gjithmonë ka zëra për mua, por jetoj momentin.

Po e shijoj këtë periudhë në Turqi. Tifozët më kanë mbështetur jashtë mase, jo vetëm mua, por edhe shokët e skuadrës dhe familjen. Do të merret vendimi më i mirë për të gjithë. Megjithatë, Galatasaray do të mbetet përgjithmonë në zemrën time”.



Read it all at Bota Sot