Juves nuk i falen hapat fals

- Bota Sot

Juves nuk i falen hapat fals

Juventusi ka humbur vetëm katër nga 37 ndeshjet (24F, 9B) kundër Leçes në Serinë A. Megjithatë, tri nga këto humbje të bardhezinjve kanë ndodhur pikërisht në pjesën e dytë të kampionatit, përfshirë dy humbjet më të fundit, ato të shkurtit 2011 (0-2 në transfertë) dhe të prillit 2004 (3-4 në shtëpi).

– Leçe nuk ka gjetur rrugën drejt golit në 18 nga 37 ndeshjet e luajtura kundër Juventusit në Serinë A. Vetëm kundër Interit, ata kanë mbetur pa shënuar për më shumë ndeshje (21) në kampionat (18 edhe kundër Milanit).

– Juventusi ka humbur vetëm një nga 18 ndeshjet e luajtura në shtëpi (13F, 4B) kundër Leçes në Serinë A. Ajo që përfundoi 3-4 më 25 prill 2004, me Marçelo Lipin në pankinën e bardhezinjve dhe Delio Rosin në pankinën e Leçes.

– Juventus ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit (1H) në Serinë A të luajtura në “Allianz Stadium” – aq sa fitoret e arritura nga bardhezinjtë në 16 ndeshjet e mëparshme në shtëpi (11B), duke mbajtur portën e paprekur në katër prej këtyre ndeshjeve. Gjatë kësaj periudhe (nga fillimi i 2025), asnjë skuadër nuk ka regjistruar më shumë “clean sheet” në shtëpi sesa Juventusi në këtë kampionat (po aq edhe Fiorentina dhe Xhenoa).

-Leçe nuk ka fituar në tetë ndeshje (3B, 5H) në Serinë A. Fitorja e fundit (3-1) e Leçes në kompeticion ka qenë në janarin e kaluar ndaj Parmës, dhe nuk ka mbetur pa fitore për më shumë ndeshje radhazi në kampionat që nga periudha shtator-dhjetor 2023, kur Roberto D’Aversa drejtonte skuadrën (10 ndeshje në atë rast).

– Juventusi ka grumbulluar 56 pikë në 31 ndeshje të këtij kampionati. Në epokën e tri pikëve për fitore (nga sezoni 1994/95), vetëm në tri raste bardhezinjtë kanë bërë më keq pas të njëjtit numër ndeshjesh në Serinë A, në 1998-1999, në 2009-2010 dhe në 2010-2011 (48 pikë në secilin prej këtyre sezoneve).

– Leçe është skuadra që ka pranuar më shumë gola deri tani në gjysmën e dytë të ndeshjeve (nga 31’ në 60’) në këtë kampionat. Plot 22 gola nga 50 total. Megjithatë, kjo skuadër është një nga katër ekipet që ka pranuar më pak gola në 30 minutat e para të lojës në këtë sezon, gjashtë, po aq sa Bolonja, Inter dhe Roma.

– Manuel Lokateli ka shënuar katër golat e tij të fundit në kampionat në transfertë (tre prej të cilëve nga distanca), përfshirë golin në ndeshjen e fundit kundër Romës. Goli i tij i fundit në “Allianz Stadium” në kampionat ishte më 26 shtator 2021, kundër Sampdorias. Lokatelli është mesfushori me më shumë pasime të suksesshme në Serinë A 2024-2025 (1705 nga 1919, 89%) dhe gjithashtu lojtari i tretë me më shumë pasime midis linjave (410 pasime që kalojnë të paktën një linjë të kundërshtarit) në pesë kampionatet më të mëdha europiane, pas Kimishit (445) dhe Granit Xhakës (468).



Read it all at Bota Sot