Skema e re funksionoi dhe përgjigjet e mara nga fusha ishin inkurajuese në kuadër të kalendarit që propozon Atalantën (të shtunën e ardhshme në kampionat) dhe Interin (në Kupën e Italisë).Megjithatë, Rafael Leao merr kohë për të analizuar gjithçka nga rivalët e radhës, madje duke përfshirë edhe analizën e sfidës së djeshme gjatë të cilës u pa një Milan pozitiv në shumë aspekte.
“Ajo që ndodhi me Menjanë ishte shokues.
Seç ka gjithmonë një atmosferë të çuditshme këtu në Udine gjithmonë.
Ne ishim të gjithë të përqendruar, trajneri na kishte parë mirë gjatë javës dhe ne dhamë përgjigje të mira në fushë.
Për mendimin tim 3-4-3 është skema e duhur për ne. Jemi më kompakt, ka edhe një lojtar më shumë për të mbrojtur.
Dhe pastaj në sulm jemi më të lirë për të vepruar”, shpjegoi sulmuesi që pas ndeshjes u zgjodh edhe lojtari më i mirë në fushë.
Në fund, nuk mund të mungonte edhe një koment për gjendjen e Menjasë.
“Kisha kohë që nuk shënova në transfertë, por nuk hyj në fushë me presion. Jam i lumtur për ekipin. Mendimet e mia janë për Menjanë sepse në pjesën e dytë tifozët vendës po bënin rrëmujë. Kjo fitore është për kapitenin tonë”, përfundoi Leao.