Arda Guler është sot një nga talentet më të kërkuar në tregun europian.
Turku nuk po gjen hapësira te Real Madrid dhe po kërkon largimin, edhe pse për të është skuadra e ëndrrave. Trajneri Ancelotti nuk beson te mesfushori, të paktën jo aq sa për t’i dhënë minimalisht 20-25 minuta për ndeshje.
Kjo ndodh rrallë, kështu që Guler ka vendosur të largohet. Për të kanë interes disa klube big në Europë. I pari është Interi, më pas Chelsea, Arsenal, Bayern dhe Leipzig.
Për të është përfolur se ka interes edhe Milani, por nuk përballon dot blerjen e tij, vetëm huazimin. Real Madrid ende nuk ka marrë një vendim për turkun.