Duele vendimtare në javën e 35-të, spikat Teuta-Tirana

- Bota Sot

Duele vendimtare në javën e 35-të, spikat Teuta-Tirana

Abissnet Superiore do të rikthehet në skenë më 19 prill, për të zhvilluar javën e 35-të, të parafundit të sezonit.

Të gjitha sfidat do të luhen njëkohësisht, në orën 15:30, dhe emocionet priten të jenë maksimale, pasi asgjë nuk është mbyllur, as në garën për mbijetesë dhe as në atë për “Final Four”.

Spikat përplasja direkte mes Tiranës dhe Teutës në “Air Albania”, një duel që mund të vendosë fatin e njërës prej dy skuadrave për qëndrimin në elitë.

Elbasani pret Vllazninë në një sfidë mjaft delikate për zonën e kreut, ndërsa Laçi ka mundësinë e fundit për të qëndruar në lojë ndaj Dinamos.

Në Fier, Partizani udhëton përballë Bylisit dhe nuk ka vend për gabime nëse dëshiron të mbetet në zonën play-off. Egnatia, ndërkohë, do të kërkojë të ruajë pozitat e saj në sfidën kundër Skënderbeut.

Java e 35-të e Superiores – E shtunë, 19 prill – ora 15:30

Bylis – Partizani

Egnatia – Skënderbeu

Tirana – Teuta

Laçi – Dinamo

Elbasani – Vllaznia



Read it all at Bota Sot