Trajneri i Apolonisë: Unë kam ide të tjera për lojën e ekipit

- Bota Sot

Trajneri i Apolonisë: Unë kam ide të tjera për lojën e ekipit

Trajneri i Apolonisë, Matias Tatanxhelo, ka theksuar se barazimi me Kastriotin mund të cilësohej një rezultat i mirë për ekipin e tij.

“Skuadra e Kastriotit është shumë e fortë, e njohin shumë mirë fushën dhe stadiumin dhe atmosfera ishte shumë e vështirë për të luajtur. Dhe këtë e dinim edhe para ndeshjes.

Unë nuk dua të luaj kështu, kam idetë e mia se u munduam gjatë javës të luajmë mirë, por e kuptojmë që në këtë fushë është e pamundur të luajmë një futboll të mirë.

Ndaj duhet të mundohemi të luftojmë e rezistojmë. Dhe Kastrioti rrezikon se edhe një barazim ishte shumë.

Luajtëm shumë mirë, në pjesën e dytë vuajtëm por e kuptojmë se si të vuajmë. Dua të përgëzoj ekipin se edhe një barazim nuk është i keq.

Kemi një javë për të punuar, ideja është që të fitojmë të gjithë ndeshjet, por duhet të kuptojmë ndeshjen, situatat, për të kuptuar nëse duhet të fitojmë apo të barazojmë. Kështu që duhet të shohim nëse duhet të fitojmë apo barazojmë për të arritur play-off. Ky është avantazh për ne. Por luajmë në fushën tonë, me tifozët tanë, ndaj do të përpiqemi të fitojmë”, tha Tatanxhelo.



Read it all at Bota Sot