Toni Kroos ka një këshillë për Realin

- Bota Sot

Toni Kroos ka një këshillë për Realin

Të mërkurën, Real Madrid do të presë Arsenalin në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e kthimit që do të përcaktojë gjysmëfinalistin e Champions League. “Topçinjtë” vijnë me një fitore 3-0 në shtëpi, por kur përballesh me një ekip si Reali në Champions, ata e dinë mirë që asgjë nuk ka mbaruar.

Toni Kroos, ish-mesfushori i Realit ka një këshillë për ish-klubin e tij, duke thënë se ata duhet ta mbyllin ndeshjet që në 15 minutat e para. Pra, duke nënkuptuar që Reali duhet të shënojë Brenda 15 minutave të para, për ta vënë Arsenalin në presion, i cili do gabojë dhe kjo do sjellë golat e tjerë.

“Real Madrid duhet ta vendosë fatin e ndeshjes që në 15 minutat e para, kjo do ishte idealja. Arsenal është një ekip që nuk ka përvojë në çerekfinalet e Champions League, sidomos jo në Madrid, nëse pësojnë golnë 15 minutat para, ata o mendojnë: Uaa, nuk ka mbaruar ende.

Mund të them fare mirë nga përvoja, zakonisht kur Real Madridi është në ndjekje, ekziston gjithmonë ajo fazë ku ata do të shënojnë një gol, edhe nëse kanë mbetur pesë, gjashtë apo shtatë minuta”, tha Kroos.



Read it all at Bota Sot