Atalanta ka fituar sot me shifrat 2-0 ndaj Bolonjës për të mbrojtur vendin e tretë në klasifikimin e Serisë A.
Por nuk ka qenë një ditë plotësisht e gëzueshme për bergamaskët.
Pas ndeshjes, kontrollet mjekësore kanë treguar se dëmtimi i mbrojtësit Sead Kolashinac, i cili u zëvendësua në fundin e pjesës së parë pasi ndrydhi gjurin, është më serioz se sa mendohej fillimisht.
Bergamaskët bënë të ditur me një komunikatë zyrtare se Kolashinac kishte pësuar këputje të ligamentit korçiat në gjurin e majtë si dhe dëmtim të meniskut. Një diagnozë e rëndë për lojtarin, i cili do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe do të jetë jashtë për rreth 6 muaj.
Një goditje rëndë edhe për Atalantën në momentin vendimtar të sezonit, ku po tenton të ruajë vendin e saj në zonën e Ligës së Kampioneve.