Dueli delikat

- Bota Sot

Dueli delikat

Partizani do të luajë gjithçka për gjithçka në 2 javët e mbetura të Superiores për të siguruar një vend në “Final – Four”. Të kuqtë “kërcënohen” nga Elbasani, me këto të fundit që kanë një pikë më pak se kryeqytetasit.

Duelet me Bylisin dhe Elbasanin do të jenë vendimtare për fatet e Partizanit, me Skënder Gegën që tashmë është me “laps e letër” në dorë për të bërë llogaritë për vendin e 4-të. Por tropojani nuk do ta ketë aspak të lehtë, pasi 2 titullarë rrezikojnë duelin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Domgjonin dhe Zekën, të cilët në sfidën me Egnatian u dëmtuan. Të dy futbollistët ditën e djeshme u janë nënshtruar vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.

Tashmë stafi janë gjithë sy e veshë nga stafi mjekësor për të mësuar nëse dyshja do të mund të luajnë ndaj Bylisit apo jo. Gjithsesi Gega do të “kryqëzojë gishtat” që të ketë grupin e plotë kundër ballshiotëve për të tentuar edhe fitoren.



Read it all at Bota Sot