Neuer rikthehet në dispozicion

- Bota Sot

Neuer rikthehet në dispozicion

Ndeshja e kthimit e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Bayernit të Mynihut po afrohet për Interin, (e planifikuar për në orën 21:00 në “San Siro” të mërkurën më 16 prill, me skuadrën e Simone Inzaghit që kërkon të mbrojë fitoren 2-1 të arritur në ndeshjen e parë në Gjermani.

Skuadra gjermane, e cila u desh të bënte pa shtatë lojtarë të dëmtuar në ndeshjen e parë, ka rikuperuar Pavlovic dhe Coman, të cilët kanë zbritur në fushë pasditen e së shtunës në ndeshjen e Bundesligës kundër Borussia Dortmund. 

Neuer është sërish i disponueshëm, mbetet për t’u parë nëse Kompany do të dëshirojë ta rrezikojë atë si titullar apo portieri do të ulet në pankinë.

Lojtarët e padisponueshëm tani janë Upamecano, Davies, Ito dhe Musiala. Muller, i cili e nisi në stol në ndeshjen e parë, duhet të startojë në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës së Inzaghit. Le të shohim konkretisht se si është situata për secilin lojtar individual dhe kohët e rikuperimit të tyre.



Read it all at Bota Sot