Shqipërisë nuk i ikën asgjë, e gjen një portiere 16 vjeçe në Prishtinë

- Bota Sot

Shqipërisë nuk i ikën asgjë, e gjen një portiere 16 vjeçe në Prishtinë

Federata Shqiptare e Futbollit po tregohet mjaft aktive dhe po punon fort rreth ekipeve kombëtare.

Krahas ekipit të djemve, shtëpia e futbollit shqiptar po i kushton vëmendje edhe ekipit kombëtar të vajzave.

Shumëkush “çuditet” kur Shqipëria e fton ndonjë futbollist nga Superliga e Kosovës në Kombëtaren A.

Por, Kuqezinjtë në fakt janë shumë të përkushtuar në këtë proces.

Imagjinojeni, aq larg shohin ata sa që e kanë vërejtur një vajzë shumë të talentuar në Prishtinë, te 2 Korriku.

Ata e kanë ftuar te Kombëtarja U-19 e Shqipërisë portieren 16-vjeçe, Lea Sylejmani, e cila shihet me potencial enorm për të ardhmen.

Pjesë e Kombëtares A shqiptare në konkurrencën e vajzave qe një kohë të gjatë luajnë futbolliste të shumta nga Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e ekipit aktual të Lea Sylejmanit, 2 Korriku, i cili ftesën e lojtares së tyre nga Kuqezinjtë e quajti si historik.



Read it all at Bota Sot