Kërkon përmbysjen e madhe

- Bota Sot

Kërkon përmbysjen e madhe

Eduardo Kamavinga ishte heroi i heshtur i Realit të Madridit kundër Alavesit në “Mendizorroza”.

Mesfushori francez shënoi të vetmin gol të ndeshjes, teksa dhe ai është rrëmbyer nga misioni “remuntada” (përmbysje) i Realit në Ligën e Kampioneve kundër Arsenalit në “Santiago Bernabeu”.

Reali është i detyruar të ngjisë një malore të fortë pas humbjes 0-3 në Londër. Duke folur për mediat spanjolle, Kamavinga ftoi të gjithë tifozët e Madridit të shtyjnë ekipin në një tjetër mbrëmje nga ato për t’u mbajtur mend. Ai vetë në fakt nuk do të jetë në këtë takim, sepse është i pezulluar për shkak kartonësh. Por kjo nuk e ka penguar të inkurajojë shokët e ekipit.

“Ne duhet të zhvillojmë një ndeshje shumë serioze, duke sulmuar dhe bërë presing.

Mezi po e pres orën e ndeshjes. Ne kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë. Do të jetë një ndeshje e veçantë, por ajo që nuk ndryshon është se si gjithmonë ne do të fitojmë. Ne kemi nevojë për të gjithë tifozët e Madridit në mbarë botën,” tha ai për “Real Madrid TV”.



Read it all at Bota Sot