Kane i bindur se mund ta rikthejnë rezultatin

- Bota Sot

Kane i bindur se mund ta rikthejnë rezultatin

Bayern Munih ka pësuar humbje në ndeshjen e parë çerekfinale nga Interi me rezultat 1-2.

Bavarezët kanë udhëtuar drejt Munichut me të vetmin qëllim për ta përmbysur ndeshjen.

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane ka thënë se janë të bindur se mund ta përmbysin Interin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi besim se mund ta kthejmë gjithçka.

Ndeshja e parë duhet të kishte përfunduar ndryshe. Nuk mendoj se Interi tashmë po mendon për raundin tjetër. Ata me siguri po përgatiten gjithashtu për një betejë serioze”.

“Ne duhet të luajmë më mirë se në ndeshjen e parë. Të jemi më efektivë në sulm. Por ne jemi gati për këtë lloj sfide”.

“Interi është i fortë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ata na shkaktuan probleme në tranzicion, veçanërisht me kundërsulmet e tyre dhe mesfushorët që shtynin përpara kur kishin topin”.

“Megjithatë, kjo është ajo që prisni në këtë fazë të Ligës së Kampionëve. Ne jemi gati për një ndeshje të vështirë dhe do të shohim se si do të shkojë,” tha Kane.



Read it all at Bota Sot