Jurgen Klopp dëshiron të rikthehet në aksion. Trajneri gjerman është i zhgënjyer me punën aktuale si drejtor global i futbollit në Red Bull.
Paga e tij është shumë e lartë, por atij nuk i pëlqejnë mbledhjet dhe studimet, por aktiviteti në fushë në përditshmëri. Ai është njeri i aksionit.
Sipas mediave gjermane, Klopp është i gatshëm të pranojë oferta vetëm nga dy destinacione: Real Madrid dhe kombëtarja e Brazilit.
Nëse merr një telefonatë, gjermani pranon menjëherë. Ai do të rikthehet!.