Skuadra e Lazios eliminohet, Bodo/Glimt është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League në futboll.
Bodo/Glimt me penallti ka fituar me rezultat 3:2 në Romë ndaj Lazios.
Ndeshja në kohën e rregult u mbyllë me rezultat 2:0 për Lazion pasi që edhe sfidën e parë Bodo e kishte fituar me rezultat identik, shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
As vazhdimet nuk përcaktuan kualifikuesin pasi përfudoi 3:1 në favor të Lazios.
Penalltitë përcaktuan fituesin.
Elseid Hysaj u paraqit nga minuta e 94-të për Lazion.
Golat i realizuanpër Lazion Castellanos (21), Noslin (90+3) e Dia (100) dhe për rivalin Helmersen (109).
Penalltitë, për Lazion shënuan Dia; Guendouzi; dështuan Tchaouna, Noslin e Castellanos dhe për Bodon realizuan Fet, Sorli, Moe, dështuan Hauge, Berg.