Kompany jep kushtrimin

- Bota Sot

Kompany jep kushtrimin

Pas eliminimit të dhimbshëm nga Champions League, në përballjen e dyfishtë ndaj Interit, Bayern Munich duhet të ngrihet sërish në këmbë.

Sfida e radhës është kampionati. Me një diferencë prej 6 pikësh nga ndjekësit më të afërt, Bayer Leverkusen, bavarezët nuk kanë më hapësirë për gabime. Në horizont është transferta delikate ndaj Heidenheim, kundërshtar që sezonin e kaluar iu shkaktoi një nga momentet më të errëta.

Në prag të ndeshjes, trajneri Vincent Kompany ka folur hapur për atmosferën brenda grupit dhe mentalitetin e tij: “Presioni nuk është më i madh se zakonisht. Ai është gjithmonë prezent te Bayern Munich, duhet të mësosh të bashkëjetosh me të. “Jam i motivuar dhe i uritur, nuk jam nga ata që dorëzohen pas një goditjeje”.

Një mesazh i qartë për të gjithë ata që mendojnë se dështimi në Europë mund ta ndikojë negativisht në moral skuadrën bavareze. Kompany nuk ka ndërmend të dorëzohet, por kërkon reagim të menjëhershëm.

Trajneri belg nuk dëshiron të qëndrojë në të kaluarën. “Është më mirë të kthehemi menjëherë në fushë”, – shtoi ai, duke lënë të kuptohet që, nëse do të ishte e mundur, do të preferonte të luante qysh të premten.

Kujtesë e hidhur për Bayernin është edhe ndeshja e sezonit të kaluar në fushën e Heidenheim, kur skuadra bavareze, nën drejtimin e Tuchel, humbi një avantazh prej 2-0 në pjesën e parë dhe doli e turpëruar nga fusha.

“E kam parë atë ndeshje, – pranoi Kompany. – Heidenheim është një skuadër e guximshme, bën presion lart dhe merr përsipër rreziqe. Lojtarët e saj janë luftëtarë, edhe ne duhet të tregojmë se jemi gati për të luftuar”.

Me Champions League të “djegur”, Bundesliga mbetet si trofeu i vetëm i mundshëm për Bayern Munich këtë sezon. Për Kompany, ndeshja ndaj Heidenheim nuk vlen vetëm tri pikë, por është një test karakteri, për të provuar se Bayerni nuk dorëzohet, edhe pas një goditjeje të fortë si ajo ndaj Interit.



Read it all at Bota Sot