Derbi në Strugë e gjykon Furkan Idrizi

- Bota Sot

Derbi në Strugë e gjykon Furkan Idrizi

Dihen gjyqtarët për të gjitha ndeshjet e javës së 28-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, që do të luhen të shtunën (19 prill) me fillim nga ora 16:00. 

Furkan Idrizi nga Tetova do të gjykojë derbin në Strugë ku luajnë Struga Trim Lum dhe Gostivari. 

Voskën dhe Vardarin do të gjykojë Stojançe Stojanov nga Shtipi, ndërsa drejtësinë në ndeshjen Rabotniçki - Pelisteri do ta ndajë Igor Ivanov nga Velesi.

Java e 28-të, e shtunë

Rabotniçki – Pelisteri (Igor Ivanov – Veles)
Struga TL – Gostivari (Furkan Idrizi – Tetovë)
Shkupi – Sileksi (Benjamin Qerimi – Shkup)
Besa – Shkendija (Stojançe Trpçevski – Kavadar)
Voska – Vardari (Stojançe Stojanov – Shtip)
Tikveshi – Brera (Igor Stojçevski – Shkup)



Read it all at Bota Sot