Prania e Kylian Mbappesë në finalen e Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Barcelonës, e planifikuar për më 26 prill, nuk vihet në dyshim.
Siç raportohet nga shtypi spanjoll, sulmuesi francez, i cili u largua nga fusha i dëmtuar në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, iu nënshtrua testeve instrumentale që përjashtuan ndonjë dëmtim serioz në këmbë.
Gjithsesi nuk është i sigurt aktivizimi i tij në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Getafes.
Mbappé ka shënuar 33 gola me fanellën e Realit deri më tani këtë sezon.