Klubi i Laçit ka vendosur sërish që hyrja në tribunën ballore të jetë falas. Kurbinasit do të presin nesër Dinamon në orën 15:30, në sfidën që vendos shumë për mbijetesën dhe Final Four.
Skuadra e Morieros do të përballet me Dinamon pas një situate kritike ku lojtarët në fillimin e javës nuk u stërvitën. Po ashtu kishte përplasje mes stafit dhe drejtuesve.
Kur kanë mbetur javët e fundit të Superiores, klubet e elitës po preferojnë që hyrja të jetë falas.
Njoftimi i Laçit:
“THIRRJE PËR TIFOZËT
Nesër luajmë ndeshjen e parafundit të sezonit 2024/25 Abissnet Superiore dhe të fundit në shtëpi. Hyrja në tribunën përballë do të jetë falas për të gjithë tifozët.
Ekipi ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen tuaj. Mos mungoni, ne besojmë dhe shpresojmë se mund t’ja dalim!”