Kërstevski nuk i druhet Besës

- Bota Sot

Kërstevski nuk i druhet Besës

Shkëndija të shtunën luajnë në transfertë me Besën e Dobërdollit në Gostivar në duelin e vlefshëm për xhiron e 28-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Para mediave për këtë duel foli sulmuesi i krahut, Vane Kërstevski. 

Dueli Besa-Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim në orën 16:00. 

…Seria pozitive në kampionat…

Vane Kërstevski: “Mund të them se atmosfera në ekip është super, e shkëlqyeshme. Punojmë mirë këtë javë, përgatitemi për Besën. E dimë se luajmë me ekip cilësore, por qëllimi ynë është të shkojmë atje të luftojmë dhe të koleksionojmë tre pikë.

Ta ruajmë vendin e parë, dallimi me Sileksin është 4 pikë, nëse mund ta zmadhojmë dhe shpresojmë në rezultat të favorshëm.”

…më shumë lojtarë gjejnë formën…

Vane Kërstevski: “Sigurisht secili nga lojtarët e din se çka duhet të bëjë. Kur ndonjërit nuk i ec dhe tjetri që hyn nga bankina normale dëshiron të jep kontribut, të shënojë gol për fitore.

Secili e dëshiron atë titull të kampionit. Këtë e kemi dëshmuar në ndeshjet paraprake, kemi parë lojtarë që hynin nga bankina dhe kontribuan shumë. Secili ka dëshirë të shënojë gol dhe më e rëndësishme se gjithçka është të fitojë ekipi.” 

…publiku…

Vane Kërstevski: “Gjithsesi, normale pa publikë kur luan nuk është e njejtë si kur ka publikë.

Ajo që do të jetë motiv plus që do të ketë tifozë nga ana jonë që do të vinë në Gostivar. Shpresojmë të vinë në numër sa më të madh të na mbështesin dhe më e rëndësishmja se gjithçka t’i kënaqim me fitore”.



Read it all at Bota Sot