Befason Dodik, thotë se britanikët kishin planifikuar likuidimin e tij

- Bota Sot

Befason Dodik, thotë se britanikët kishin planifikuar likuidimin e tij

Milorad Dodik, president i Republikës Serbe, i cili në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës konsiderohet si i arratisur, ka deklaruar se tre presidentë të shteteve evropiane dhe një kryeministër i kanë thënë se në Bosnjë-Hercegovinë është dërguar një njësit britanik me qëllim likuidimin e tij.

Dodik pohon se bëhet fjalë për rreth 40 ushtarë që kanë ardhur me një urdhër të veçantë, shkruan klix.ba.

“Tre presidentë të shteteve evropiane dhe një kryeministër më thanë se në Bosnjë-Hercegovinë ka ardhur një njësit britanik prej rreth 40 ushtarësh me urdhër, jo për të më arrestuar, por për të më ‘zhdukur’, me arsyen se kam ‘kundërshtuar’. Ose ndoshta, sipas parimeve mafioze. Njeriu është problemi – nëse nuk ka njeri, nuk ka as problem. Nuk janë dorëzuar, por kanë heshtur”, tha Dodik për večernje novosti.

“Thënë nga ata, më këshilluan të largohem, por atë film nuk do ta shoh”, shtoi ai.

Separatisti serb gjithashtu tha se nuk ndihet i izoluar dhe se lëviz normalisht, duke shtuar se “proceset politike kurrë nuk do ta thyejnë” dhe se nuk do të heqë dorë nga “lufta për RS”.

Dodik theksoi gjithashtu se njerëz nga Brukseli i kishin sugjeruar të largohej.

“Atë film nuk do ta shohin. Nuk do të largohem as nëse NATO vjen të më arrestojë”, pohoi 66-vjeçari.

Kujtojmë se Dodik, i cili është dënuar në shkallë të parë, ka refuzuar të përgjigjet për thirrjen e Prokurorisë së BiH për t’u dëshmuar për dyshime se ka marrë pjesë në sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës. Po ashtu, deri tani janë të dyshuar edhe presidenti i Kuvendit të Popullit të RS-së, Nenad Stevandiq dhe kryeministri i RS-së, Radovan Viskoviq.



Read it all at Bota Sot