Futsal Club Forca nga Kumanova, kampion i Maqedonisë për herë të dytë radhazi (VIDEO)

- Bota Sot

Futsal Club Forca nga Kumanova, kampion i Maqedonisë për herë të dytë radhazi (VIDEO)

Futsal Club Forca nga Kumanova ia doli të mbrojë titullin kampion në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në futsal, disa javë para se të përfundoj sezoni i futsallit.

Në ndeshjen e mbrëmshme, në Kumanovë u luajt “derbi” shqiptar mes Forcës dhe Futsal Shkupit, që u fitua nga vendësit me rezultat 2-0 me golat e Berat Ramadanit dhe Zoran Leveskit.

Ky sukses i siguron kumanovarëve titullin e dytë radhazi në histori.

Futsal Forca më 27 prill ka rastin që të fitoj edhe një trofe-ate të kupës, pasi në Radovish, luan finalen e kupës kundër Osogovës nga Kratova.

Nga klubi i Forcës janë optimist se do të rrëmbejnë edhe kupën, dhe në këtë mënyrë të përsërisin suksesin e vitit të kaluar.



Read it all at Bota Sot