Marre! Omeragiç, mos lejo të dëmtohen skuadrat shqiptare

- Bota Sot

Marre! Omeragiç, mos lejo të dëmtohen skuadrat shqiptare

Dje ndodhi turpi i madh në ndeshjen në Ohër mes skuadrës shqiptare Voska Sport dhe asaj maqedonase, Vardari nga Shkupi.

Kulmi ndodhi në minutën e 76-të, skuadra shqiptare Voska Sport e ka lëshuar fushën në shenjë proteste ndaj referimit skandaloz!

Kujt po i pengojnë skuadrat shqiptare?

As mos vallë se është duke u krijua një inati pse janë 6 skuadra shqiptare në elitën e futbollit maqedonas?

A po i pengon kjo se Liga është me 50 për qind me skuadra shqiptare.

Prej se është ardhur në kre të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut Masar Omeragiç duket se edhe dhuna edhe problemet janë rritur në terrene sportive. Hiq më larg se dje Voska e ka lëshuar terrenin, para një kohë Vëllazërimi i Kërçovës shkaktoi probleme në ndeshjen me Teteksin, shkak referimi skandaloz

Omeragiç është koha të veprosh dhe të mbrosh skuadrat shqiptare. Le të fitojë ai që e meriton dhe jo të krijohen skena të tilla si dje kur një skuadër e elitës ta lëshon fushën për shkak referimi. Kjo është marre e madhe.

“Voska Sport shpreh revoltën dhe ankesën, duke informuar Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM) për vendimet kontroverse të arbitrave në ndeshjen e fundit që u zhvillua ndërmjet ekipit tonë dhe Vardarit. 

Që nga minuta e parë e ndeshjes, lojtarët tanë nuk ishin të barabartë në fushën e lojës me kundërshtarët ndaj një sërë vendimesh të padrejta të arbitrave, të cilat ndikuan dukshëm në rrjedhën e lojës dhe në rezultatin e takimit. Gjyqtarët morën vazhdimisht vendime të diskutueshme, çka çoi jo vetëm në një lojë të pandershme, por edhe në një sërë paralajmërimesh dhe ndëshkimesh të pabazuara ndaj lojtarëve tanë.

Për fat të keq, për shkak të këtyre padrejtësive serioze, në minutën e 76-të ekipi ynë u detyrua të tërhiqej nga loja. Ne besojmë se ky ishte i vetmi vendim i mundshëm për të mbrojtur të drejtat e lojtarëve tanë dhe për të parandaluar cenimin e mëtejshëm të integritetit sportiv.

Në këtë drejtim, kërkojmë nga FFM të shqyrtojë vendimet kontroverse të gjyqtarëve dhe të ndërmarrë masa për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen. Shpresojmë që do të bëhet një hetim i detajuar i vendimeve të gjyqtarëve dhe do të sigurohet një lojë e drejtë dhe e barabartë për të gjitha ekipet.

Në pritje të reagimit dhe udhëzimeve tuaja të mëtejshme, ju falënderojmë për mirëkuptimin”, kështu ka reaguar skuadra shqiptare Voska Sport.



Read it all at Bota Sot