90-të minuta të “luftuara” priten në “Elbasan Arena”

- Bota Sot

90-të minuta të “luftuara” priten në “Elbasan Arena”

Partizani B sfidon Turbinën për ngjitjen në Kategorinë e Dytë

Një ndeshje mjaft e rëndësishme dhe shumë delikate do të luhet ditën e sotme në “Elbasan Arena”.

Në orën 15:00 do të përplasin “brirët” mes tyre Turbina dhe Partizani B.

Ekipi B i “Demave” vjen nga sfidat e “Play-Off” të Kategorisë së Tretë dhe tashmë ndaj Turbinës do të synojë një tjetër fitore për t’u ngjitur në Kategorinë e Dytë.

Ndërkohë nga krahu tjetër, Turbinë do të luftojë për të qëndruar në këtë kategori edhe sezonin e ardhshëm. Kështu një 90-të minutash mjaft spektakolar do të luhet mes dy skuadrave, ku humbja do të linte shije të “hidhur” tek secila prej tyre.  



Read it all at Bota Sot