Jeton Beqiri - trajner i javës në Maqedoninë e Veriut

- Bota Sot

Jeton Beqiri - trajner i javës në Maqedoninë e Veriut

Fitore e madhe dhe shumë e rëndësishme për Shkendijën e Tetovës dje në Gostivar kundër Besës së Dobërdollit. 

Edhe pse lideri ishte në disavantazh, ka arritur të rikthehet në rezultat dhe të ngadhënjej me rezultat 2:3 në një ndeshje dramatike deri në fund.

Kjo është arsyeja pse Jeton Beqiri, sipas mediumit maqedonas, “SportSport”, është trajneri i javës së 28-të. Ai e udhëhoqi me mjeshtëri ekipin e tij, dhe pavarësisht faktit që Shkendija kishte një detyrë të vështirë kundër Besës, nuk pati nervozizëm tek Beqiri dhe lojtarët e tij.

Me shkathtësi, taktikisht, të përgjegjshëm dhe me ndihmën e cilësisë që zotëronte lideri, në fund Beqiri dhe Shkendija u gëzuan.



Read it all at Bota Sot