Armando Brojën e quajnë lojtarin më të dobët të ndeshjes

- Bota Sot

Armando Brojën e quajnë lojtarin më të dobët të ndeshjes

David Moyes e ka kërkuar prej kohësh Armando Brojën në ekip. Një transferim që nuk u arrit kurrë dhe rrugët u kryqëzuan papritur, Broja ishte pjesë e Evertonit dhe pas shkarkimit të trajnerit, Moyes mori drejtimin e Everton.

Në fillim, Moyes kërkoi largimin e Brojës për shkak se shqiptari po vuante një tjetër dëmtim dhe Moyes i sapoardhur, kërkonte që të bënte gati ekipin për sezonin tjetër dhe Broja ishte jo vetëm i dëmtuar, por është edhe në huazim. Interesi nuk përkonte fare në këtë rast.

Megjithatë Chelsea e kuptoi shpejt lojën e Everton dhe i kërkoi pagesat e rrogës së Brojës deri në fund të sezonit sipas marrëveshjes, edhe nëse ata do ta rikthenin shqiptarin para kohe. Më pas Evertoni “u bllokua” dhe vendosi ta mbante sërish në ekip sulmuesin tonë dhe si për “çudi” apo “magji”, dëmtimi i Brojës nuk ishte aq serioz sa tha Evertoni, u kthye shpejt në fushë.

Por nga stërvitjet e bëra me Everton, David Moyes ra në “dashuri për herë të dytë” me sulmuesin tonë. Ai e nisi me shqiptarin si titullar kundër Notingham Forestit dhe dje kundër Manchester City-t, ka pasur shumë hapësirë edhe pse është në huazim dhe kampionati po mbaron. Pavarësisht se shumë tifozë të Evertonit janë kundër këtij vendimi, duke parë mungesën e golit të Brojës dhe një marsh më pak të futur prej tij, Moyes i doli sërish kundër të gjithëve duke e aktivizuar sulmuesit tonë titullar.

Nëse me Notingham Forestin ndeshja ishte pozitive, në ndeshjen kundër Manchester City paraqitja e sulmuesit tonë nuk ishte më e mira. Shumë prej mediave afër Evertonit e kanë cilësuar si lojtarin më të dobët në fushë.

Ajo që të bën shumë çudi është fakti se dje Broja kundër Manchester City kishte edhe një ulje dëshire për të luajtur, që nuk ka ndodhur kurrë më parë ndaj ekipeve të kalibrit Manchester City, zakonisht Broja e shfaqte këtë mungesë dëshire ndaj ekipeve të “dorës së dytë”, por tentonte gjithçka në ndeshjet e mëdha.

Një ndryshim që vihet re fare mirë pasi në ndeshjet e marsit me Kombëtaren, veçanërisht kundër Anglisë, Broja e tregoi se çfarë është i aftë të bëj kur ka dëshirën dhe futet me impenjimin maksimal. Nuk dihet nëse kjo mungesë dëshire dhe gjuha e trupit e dëshpëruar i përket një frike për një dëmtim tjetër apo vetë Armando është afër largimit nga Evertonit dhe ndoshta Premier League, e për këtë arsye po e rezervon veten në klub.

Kjo është padyshim edhe çudia më e madhe e tifozëve shqiptarë që e ndjekin Evertonin rregullisht si të ishte Kombëtaren dhe e kanë vënë re faktin se nëse Broja nuk po bën magji në këto kohë nuk është për shkakun se cilësitë dhe aftësitë e tij janë këto, me limite, por se nuk po përpiqet të nxjerrë maksimumin nga vetja.

Ajo që nuk duhet harruar është fakti se vitet po kalojnë, Broja është në moshën 24 vjecare dhe tani sulmuesi ynë nuk është më 18-vjeç për të vazhduar huazime të tilla dhe sidomos të ardhura në minutën e fundit. Armando nuk ndihet pjesë e ekipit dhe zgjidhja e tij e vetme është që në merkaton e verës të transferohet diku tjetër, pak rëndësi nëse është Premier League apo jashtë Premier League, por me rëndësi është fakti që Broja të mos jetë në huazim por një lojtar i blerë dhe kjo të ndodh sa më shpejt në verë, në mënyrë që sulmuesi ynë të bëj një sezon parapërgatitor të mirë dhe më pas të jetë gati për të dhënë gjithçka në fazën normale të kampionatit.



Read it all at Bota Sot