Vora kampione e Kategorisë së Parë

- Bota Sot

Vora kampione e Kategorisë së Parë

Humbja sot përballë Flamurtarit në javën e fundit të Kategorisë së Parë nuk i ka prishur aspak punë Vorës.

Skuadra e Arjan Bellait është shpallur kampione e këtij edicioni 2024/25.

Vorakët kanë siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në Kategorinë Superiore që nga themelimi i tyre. Ditën e sotme, ekipi i Vorës ka ngritur në qiell trofeun e Kategorisë së Parë.

Nga ana tjetër, Flamurtari e mbylli në vendin e dytë me një pikë më pak se “blutë”, ndërsa Besa e Kavajës në vendin e tretë me një pikë më pak se vlonjatët.



Read it all at Bota Sot