Lille ka fituar 3-1 ndaj Auxerre në kuadër të javës së 30-të në Ligue 1. Tashmë dihet që PSG ka fituar edhe zyrtarisht titullin, por gara e vërtetë po luhet për vendet që të dërgojnë në Champions League.
Përsa i përket këtij takimi, Thomas Meunier hapi serinë e golave, ndërsa Jonathan David shënoi dy golat e tjerë. Golin e vetëm për miqtë e shënoi Alexsandro, që më saktë ishte autgol në portën e tij.
Sa për, Jonathan David, sulmuesi kanadez do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, ka disa ekipe që interesohen për të, por ëndrra e madhe e 25-vjeçarit është të veshë fanellën e Barcelonës.
Pas kësaj fitoreje, Lille ngjitet në vendin e katërt me 53 pikë, vend që të dërgon në play-off në Champions League. Edon Zhegrova vazhdon të mungojë ende, pasi nuk është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në fund të vitit të kaluar.