Erjon Xhafa: Nuk e di nëse puna ime është pëlqyer

- Bota Sot

Erjon Xhafa: Nuk e di nëse puna ime është pëlqyer

Lushnja barazoi me Apoloninë, por nuk arriti dot të sigurojë një vend në fazën Play Off të Superiores.

Trajneri i lagunarëve, Erjon Xhafa doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Ishte një ndeshje e vështirë për ne pasi vinim në Fier vetëm për fitore. Deri në minutën e fundit provuam, por fati kësaj radhe nuk ishte me ne. Me gjithë rrugëtimin që kemi bërë mendoj se duhet të kishim një vend në Play Off të paktën, por ky është futbolli. Duke e ditur sesi luan Apolonia, luan mirë në tranzicion dhe me topa të gjatë, menduam që pjesën e parë të bënim një bllok të ulët.

Rrezikuam pak, pjesën e dytë menduam të menaxhonim më shumë lojës.

Kishim raste shënimi, por fatkeqësisht nuk ia dolëm sepse ishte një ekip i fortë. Ashtu siç erdhi ndeshja, mendoj që meritonim diçka më shumë. tre vitet e fundit, ekipi i Lushnjes ka qenë afër rënies, sigurisht që këto rezultate negative ndikojnë në një projekt.

Avash avash e kemi marrë veten, ka pasur oshilacione për një ekip që kërkon të ndërtohet. Në fund kemi këtë rezultat, me pak fat mund të ishim në Play Off. Kemi ardhur në këtë pikë që Lushnja e ndau në ndeshjen e fundit këtë pjesë. Do bëhet një analizë, do shikojmë nëse puna ime ka qenë e pëlqyeshme apo jo.”, u shpreh Xhafa.



Read it all at Bota Sot