Humbja ndaj Bolonjës në sekondat e fundit të ndeshjes sigurisht që la një shije të hidhur te Interi, i cili tashmë është me pikë të barabarta me Napolin. Pas përfundimit të sfidës, trajneri i zikaltërve Simone Inzaghi foli për mikrofonat e “DAZN”.
“Ka qenë episodi i rivënieve, djemtë ishin nervozë sepse ky top doli në zonën time teknike dhe u godit në zonën tjetër teknike.
Ne patjetër duhej të mbroheshim më mirë, humbëm një ndeshje që nuk e meritonim ta humbnim. Padyshim luajtëm kundër një ekipi të mirë, kampionati nuk ka mbaruar, vazhdojmë përpara me shumë besim”.
Kishte nervozizëm në fund të garës. Çfarë nuk funksionoi?
“Duhet të ishim mbrojtur më mirë, ishim në epërsi dhe topi nuk duhej të përfundonte në këmbët e Orsolinit. Rivënia e kryer më tej në fushë nuk duhet të jetë një justifikim, ne kemi disa lojtarë jashtë”.
Ku të fillojmë përsëri?
“Ne e nisim sërish nga paraqitja e sotme ku iu kundërpërgjigjëm goditje për goditje një skuadre të madhe. U përpoqëm të sulmonim, do të kishim pranuar një barazim, ndoshta rezultatin më të drejtë”.
Sa ndikon humbja në garën për titull?
“Ne jemi në nivel pikësh, kalendari ka një rëndësi relative. Këtu në Itali gjen skuadra shumë të përgatitura, si për ne ashtu edhe për Napolin nuk do të jetë e lehtë. Ne do të analizojmë pikat ku mund të kishim bërë më mirë këtë mbrëmje, duke u përpjekur të përfitojmë sa më shumë”.