“E pashë dhe thashë, ky është vendi”, zbulohet se ku Papa Françesku kishte urdhëruar të varrosej

- Bota Sot

“E pashë dhe thashë, ky është vendi”, zbulohet se ku Papa Françesku kishte urdhëruar të varrosej

Bazilika e Shën Marisë së Madhe ku Papa Françesku ka zgjedhur të varroset, është një kishë e shekullit të 5-të në zemër të Romës që tashmë strehon varret e shtatë papëve.

Papa argjentinas, i cili vdiq sot në moshën 88-vjeçare, tha në fund të vitit 2023 se donte të varrosej në bazilikën dhe jo në kriptën e Bazilikës së Shën Pjetrit, që do të ishte hera e parë në më shumë se tre shekuj që një papë varrosej atje.

“Menjëherë pas skulpturës së Mbretëreshës së Paqes (Virgjëreshës Mari) ka një gropë të vogël, një derë që të çon në një dhomë. E pashë dhe mendova: ‘ai është vendi.”

Në këtë bazilikë janë varrosur shtatë papë. I fundit ishte Klementi IX në vitin 1669.

Është gjithashtu vendi i fundit i pushimit të disa figurave të tjera të famshme, si arkitekti dhe skulptori Bernini, i cili ndërtoi kolonadën në sheshin e Shën Pjetrit.

Jorge Bergoglio, i cili ishte shumë i lidhur me kultin e Virgjëreshës Mari, meditonte në bazilikën, e cila zyrtarisht është pjesë e territorit të Vatikanit, para dhe pas çdo udhëtimi jashtë vendit. 



Read it all at Bota Sot