Pep Guardiola ka një lutje për tifozët e Manchester Cityt para ‘finales’ ndaj Aston Villas

- Bota Sot

Pep Guardiola ka një lutje për tifozët e Manchester Cityt para ‘finales’ ndaj Aston Villas

Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka kërkuar nga fansat që të jenë “të zëshëm” në ndeshjen ndaj Aston Villas, pasi sipas tij, kjo iu nevojitet ‘dëshpërimisht’ lojtarëve.

Guardiola tha se lojtarët ndonjëherë mund të mos luajnë mirë, por kanë nevojë për tifozët pasi në këtë ndeshje çdo pikë ka rëndësi.

“Çdo pikë, çdo ndeshje ka rëndësi”, tha Guardiola.

“Shpresojmë se tifozët mund të na ndihmojnë [nga] minuta e parë. Mos prisni. Ndonjëherë ne jemi të shkujdesur, ndonjëherë nuk po luajmë mirë, por tani kemi nevojë për ta – kemi nevojë për ta dëshpërimisht, për të na mbështetur, për të bërë zhurmë dhe për të qenë aty gjatë gjithë kohës, sepse është një finale, absolutisht është një finale për ne”, vijoi tutje ai.

City renditet i katërti në tabelën e Premierleague me 58 pikë, me Villan që ka një pikë më shumë.

Qytetarët presin Villan këtë të martë në ndeshjen që zhvillohet me fillim nga ora 21:00.



Read it all at Bota Sot