Reali apo Barça? Capello s’ka dyshime për titull të kampionit në Spanjë

- Bota Sot

Reali apo Barça? Capello s’ka dyshime për titull të kampionit në Spanjë

Fabio Capello nuk ka dyshime rreth titullit të kampionit në Spanjë.

Trajneri italian e ka favorizuar Barcelonën në garën e saj me Real Madridin.

Aktualisht, gjiganti katalunas i ka katër pikë më shumë se gjiganti madrilen kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të sezoni.

“Mendoj se Barcelona do të jetë kampione sivjet sepse po shënon shumë gola. Të shtunën ishin me fat sepse e fituan penalltinë në minutën e 98-të. Por, për të fituar nevojitet edhe fati”, deklaroi Capello për gazetarin Roberto Gómez në programin ‘Fútbol es fútbol’.



Read it all at Bota Sot