Drejtuesit e Bayer Leverkusen pranojnë

- Bota Sot

Drejtuesit e Bayer Leverkusen pranojnë

“Xabi Alonso nuk ka një klauzolë largimi, por ne kemi një marrëveshje zotërinjsh mes nesh.

Nëse një nga klubet ku ai ka luajtur e thërret atë, ne do të flasim me të dhe nuk do ta pengojmë të largohet“.

Këtë gjë e tha sot për mediat CEO i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, gjatë një takimi në Madrid, ku po merr pjesë në një event të Fondacionit Laureus. Skuadra e Leverkusen mori çmimin që i jepet klubit si i pamposhtur në vitin 2024.

Drejtuesi me tej shtoi: “Megjithatë, ne kemi nevojë për qartësi, kështu që një vendim duhet të merret brenda tre ose katër javësh.

Ne nuk duam të presim deri në fund të sezonit. Pozicioni i trajnerit është i rëndësishëm për çdo klub”.



Read it all at Bota Sot