UEFA shifër rekord për klubet

- Bota Sot

UEFA shifër rekord për klubet

UEFA ka bërë me dije se ka shpërndarë plot 233 milionë euro 901 klubeve të 55 Federatave për kontributin e dhënë duke furnizuar kombëtaret respektive me lojtarë për periudhën 2020-2024.

Shteti që ka përfituar më shumë është Anglia, klubet e së cilës kanë arkëtuar 46.89 milionë euro.

Ndërsa në vendin e dytë qëndrojnë klubet italiane, të cilat së bashku kanë arkëtuar 35.31 milionë euro. Në vendin e tretë ndodhet Gjermania me 30.35 milionë euro dhe në të katërtin vjen Spanja me 22.88 milionë euro.

Mançester Siti është klubi që ka përfituar më shumë nga shpërblimi i UEFA-s, plot 5.17 milionë euro. Pas tyre renditen klube si Real Madrid (4.79 milionë euro), Interi (4.66 milionë euro), Bajerni i Mynihut (4.37 milionë euro) Barcelona dhe Paris Saint-Germain, të cilat kanë përfituar rreth 4.43 milionë euro.

Në listën e skuadrave, të cilat kanë përfituar premio falë lojtarëve, të cilët kanë luajtur me kombëtaret respektive është edhe formacioni i divizionit të dhjetë anglez, Yorkshire Amateur of England me 7,318 mijë euro.



Read it all at Bota Sot