Nëse nuk blen dot Florian Wirtz në merkaton e verës, Bayern ka një plan B.
Në Mynih po diskutohet ideja për të huazuar një sulmues krahu për një sezon ose dy.
Një formulë e ngjashme për lojtarë si James Rodriguez apo Coutinho.
Bayern është i vetëdijshëm se Wirtz duhet të jetë objektivi i vetëm afatgjatë dhe mund të presë për një vit, në mënyrë që vlera e tij në treg të shkojë në 100 mln euro.
Bayer Leverkusen kërkon 140 mln euro për sulmuesin gjerman, shifër tepër e lartë për Bayern.