Probleme nga dëmtimet te Tirana

- Bota Sot

Probleme nga dëmtimet te Tirana

Probleme nga dëmtimet te Tirana, edhe një nga të mbijetuarit e sezonit të kaluar rrezikon derbin

Te Tirana problemet nuk kanë të sosur.

Në sfidën me Teutën, nga loja për çështje dëmtimi doli Gledi Mici.

Futbollisti pati shqetësime dhe për këtë qëllim, Shkëmbi e zëvendësoi.

Mbrojtësi rrezikon sfidën me Dinamon dhe nëse rezulton një gjë e tillë, problemet te bardheblutë do të jenë shumë të mëdha.

Kjo, sepse Tirana në këtë moment ka një listë të gjatë të dëmtuarish.

Duke filluar me Emanuel Erenst, Fatmir Prengaj, Abel Abah, Ermal Meta, Qëndrim Ismajli. Nëse shtohet edhe Mici, situata “trashet” dhe Tirana duhet të bëjë një supersforco për të fituar ndeshjen derbi me blutë.



Read it all at Bota Sot