Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka folur për situatën aktuale të sulmuesit e Cole Palmer.
Prej kohësh ai nuk ka shënuar gola, çka ka ndikuar në rezultatet e ekipit londinez, që ka zbritur në vendin e gjashtë.
“Është momenti i parë për Cole ku ai lufton pak. Për shkak se ai është shumë i mirë, ai duhet të vazhdojë të punojë shumë sepse ai do të fillojë të shënojë gola përsëri për ne, shumë shpejt”, tha trajneri italian.
“Në 20 ndeshjet e para të Premier League, ai shënoi 14 gola. Ky është një numër i madh. Tani është një kohë ku ai po lufton, por ai duhet të vazhdojë të punojë sepse do të shënojë shumë shpejt”, shtoi Enzo Maresca.
“Ka arsye të ndryshme pse ai nuk po shënon. Kjo është pjesë e karrierës së kujtdo në një moment të vështirë. Vitin e kaluar ai pati një sezon fantastik, këtë sezon kemi thënë shumë herë se mënyra se si skuadrat i afrohen atij është ndryshe”, tha Maresca.
“Shumicën e kohës ai ka një lojtar që i qëndron pas dhe kushdo vuan në situate të tilla. Por, edhe me këtë, ai shënoi 14 gola në 20 ndeshjet e para. Është thjesht një moment i keq dhe kur të nisë të shënojë situata do të ndryshojë përsëri”, komentoi Maresca.