Carlo Ancelotti doli në sallën e shtypit në Valdebebas për të folur mbi ndeshjen që Real Madridi do të luajë të mërkurën kundër Getafes.
Përveç kësaj sfide në “Coliseum” (ora 21:30), trajneri italian foli edhe për çështje të tjera aktuale të klubit.
Çfarë ndeshjeje pret ndaj Getafes?
Të gjithë e dimë si luan Getafe, një futboll intensiv, shumë të organizuar. Është një skuadër e fortë, me ide mjaft të qarta dhe ky është lloji i ndeshjes që presim. Jemi gati, sepse sa më shumë afrohet fundi i sezonit, aq më të rëndësishme bëhen ndeshjet për të gjitha skuadrat.
A ndikoheni nga dëshira për të aktivizuar të katër "fantastikët"?
Nuk besoj se është problem. Kemi humbur dy pjesë themelore dhe e kemi ndryshuar pak idenë e lojës. Na kushton pak të gjejmë ekuilibrin. Shpresoj ta gjejmë në këtë pjesë të fundit të sezonit. Nëse e arrijmë, mund të fitojmë.
Si janë Mbappé dhe Mendy?
Nuk janë gati për këtë ndeshje, por do të stërviten në ditët në vijim. Besoj se të dy do të jenë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës.
A do të aplikoni rotacionet duke menduar për finalen e Kupës së Mbretit?
Formacioni do të bazohet vetëm në lodhjen e ndeshjes së të dielës. Disa janë ende pak të lodhur, por kjo është normale. Do ta shohim.
Nëse Real Madridi fiton Kupën e Mbretit dhe La Liga-n, a qëndron Ancelotti?
Në futboll çdo gjë është e mundur. A ju habit më ndonjë gjë që ndodh në futboll?
A aspironi ta drejtoni Real Madridin edhe sezonin tjetër?
Nuk kam hakmarrje ndaj askujt dhe ndaj asgjëje. E dua këtë pankinë. Shpresoj të vazhdoj sa më gjatë dhe kur të përfundoj, do ta falënderoj klubin.
Si ju dukën vërshëllimat ndaj Mbappé në “Bernabéu”?
Kam lexuar për to, por nuk i kam dëgjuar. Ai është i dëshpëruar për shkak të dëmtimit, sepse nuk mund ta ndihmojë skuadrën. Po bën gjithçka për të qenë gati të shtunën.
Çfarë ka ndryshuar për Endrick, që po luan më shumë?
Asgjë. Po përparon shumë mirë dhe tani ka më shumë rol, sepse kemi nevojë për forcën dhe cilësinë e tij.
Nëse fitoni Kupën, a ndihmon kjo për të fituar edhe La Liga-n?
Dy titujt që kemi në lojë (pa përfshirë Botërorin e Klubeve) kalojnë përmes fitores ndaj Barcelonës. Kjo është e vetmja gjë për të cilën nuk kemi dyshime. Duhet të dalim mirë nga ndeshja e radhës dhe të fokusohemi në finalen e Kupës. Kemi besim se mund t’ia dalim.
Në çfarë gjendjeje ndodhet aktualisht Ancelotti?
Klubi është i vetëdijshëm se ka qenë një sezon më i vështirë se i kaluari, por së bashku i kemi menaxhuar vështirësitë. “Muaji i mjaltit” vazhdon… Jam shumë i kënaqur, ka shumë presion, por kjo është normale. E ndjej suksesin pranë dhe stresi rritet. Për mua stresi është karburant, më jep më shumë energji.
Mos vallë ju duhet më shumë dorë e fortë…
Mundohem t’i menaxhoj marrëdhëniet njerëzore me atë që jam. Marrëdhënia duhet të bazohet në respekt dhe reciprocitet. Nuk kam qenë kurrë ‘dorë e fortë’. Askush, as babai im, trajnerët apo mësuesit, nuk më kanë trajtuar me dorë të fortë. Nuk jam i aftë të përdor kamxhikun. Nëse doni këtë, merrni një trajner tjetër. Nuk është mënyra ime.
A po e planifikoni sezonin tjetër?
Këtu nuk mendojmë kurrë për transferimet gjatë sezonit. Klubi gjithmonë mendon për merkaton në fund të sezonit.
A e kishte menduar që do të kishe kaq shumë probleme këtë sezon?
Sigurisht, mund të bënim më mirë. Kam bërë edhe unë disa gabime, për të cilat mbaj përgjegjësi. Por këtë do ta analizojmë në fund të sezonit, shpresoj që të mbetet një çështje dytësore.