Simone Inzaghi pranoi se është i shqetësuar pas humbjes së dytë radhazi të Interit, një humbje e rëndë 3-0 kundër Milanit, që i pa ata të eliminohen nga Kupa e Italisë dhë të humbin mundësinë për ta fituar tripletën.
Trajneri i “Nerazzurrëve” këmbënguli se kuqezinjtë e merituan fitoren e tyre, por vuri në dukje se skuadrës mbaroi energjia në pjesën e dytë, gjatë së cilës ata rezultuan të paaftë për të reaguar ndaj golit të Luka Jovic, duke u shkatërruar përfundimisht pas golit të dytë të mysafirëve.
“Na vjen keq për tifozët tanë, të cilët u shfaqën edhe një herë në numër të madh sonte”, tha Inzaghi për ‘SportMediaset” në një intervistë pas ndeshjes."Ky është futbolli, duhet ti jepni kredi Milanit", ka shtuar ai.
Inzaghi i jep meritë Milanit që i ka shkaktuar Interit probleme të vazhdueshme këtë sezon
“Ka keqardhje për pjesën e parë, sepse në bazë të asaj që krijuam, do të kishim merituar më shumë. Në pjesën e dytë, ne pranuam nga një goditje këndi dhe as fati nuk ishte saktësisht në anën tonë. Pas kësaj, bëmë shumë më pak në krahasim me pjesën e parë. Sigurisht që jam i shqetësuar, nuk jemi mësuar të humbasim dy ndeshje radhazi. Duhet ti analizojmë të dyja humbjet në mënyrën e duhur. Nuk e meritonim të humbnim në Bolonjë dhe sonte na mbaroi energjia në pjesën e dytë”, theksoi trajneri italian.
Interi tani përballet me një seri kritike ndeshjesh që premtojnë të jenë vendimtare për sezonin e tyre, pasi përballja e shtyrë e së dielës kundër Romës do të pasohet nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League kundër Barcelonës, dhe Inzaghi pranoi se skuadra e tij po përballet me lodhje fizike dhe mendore në këtë fazë vendimtare të sezonit.