Tirana do të sfidojë Dinamon në “Elbasan Arena”

- Bota Sot

Tirana do të sfidojë Dinamon në “Elbasan Arena”

Tirana do të luajë në transfertë një nga ndeshjet që do të vendosë gjithë fatet e këtij sezoni.

Tirana do të sfidojë Dinamon në “Elbasan Arena”, përballje kjo që është parashikuar të luhet ditën e dielë në orën 15:30.

Për ekipin e Bledi Shkëmbit është shumë i rëndësishëm, pasi do të synojnë vetëm 3 pikët, të cilat janë shumë të rëndësishme për të shmangur rënien direkte në Kategorinë e Parë

Fitorja ndaj dinamovitëqve do t’u jepte mundësinë të luajnë në “Play-Out” për të tentuar më pas qëndrimin në Superiore.

Por përballjet direkte të këtij sezoni flasin në favor të ekipit të Ilir Dajës. Dinamo ka fitua 2 nga 3 ndeshjet e këtij sezoni, teksa vetëm 1 derbi ka përfunduar në barazim.

Kështu Tirana nuk e njeh fitoren ndaj “Bluve”, teksa ditën e dielë do të shpresojë që të sigurojë edhe 3 pikët e para në derbi ndaj tyre



Read it all at Bota Sot