Çfarë rrezikon nëse nuk operohet?

- Bota Sot

Çfarë rrezikon nëse nuk operohet?

Jude Bellingham po shqetëson tifozët e Real Madridit. Edhe pse “Los Blancos” kanë reaguar pjesërisht pas eliminimit nga Champions League ndaj Arsenalit, duke fituar në La Liga ndaj Getafes falë një super goli të Arda Güler, vëmendja është përqendruar te gjendja fizike e yllit anglez, që nuk ishte titullar dhe hyri në lojë vetëm në pjesën e dytë.

Në momentin e hyrjes në fushë, një video e publikuar në rrjetet sociale tregon se Bellingham kishte “fashaturë” shumë të fortë në shpatull. Një pjesëtar i stafit mjekësor i vendosi një rrip elastik të zi për ta mbajtur shpatullën të qëndrueshme, duke i dhënë ekuilibrin e nevojshëm gjatë lojës.

Ky problem nuk është i ri: që në kohën e tij te Borussia Dortmundi kishte shqetësime në këtë zonë dhe shpesh luante me mbështetëse shpatulle.

Çfarë ndodhi dhe pse është serioze? Problemi u përkeqësua në nëntor 2023, gjatë një ndeshjeje me Rayo Vallecano, kur pësoi luksacion në shpatullën e majtë (dalje nga vendi).

Që atëherë ka munguar në disa ndeshje, edhe me përfaqësuesen angleze për këtë shkak. Në vend që të operohej, Bellingham zgjodhi trajtimin konservativ, pra pa ndërhyrje kirurgjikale. Megjithatë, duket se kjo zgjidhje nuk po funksionon më siç duhet.

Ai ka deklaruar: “Gjithçka është në rregull. Ende e mbaj fshaturën, që është pak bezdisëse, por ndjesia në përgjithësi është e mirë”. Megjithatë, gjendja reale e shpatullës së tij tregon të kundërtën.

Çfarë rrezikon nëse nuk operohet? Nëse Bellingham vazhdon të luajë pa operacion, rrezikon:

Përkeqësim të lëndimit, me episode të përsëritura të luksacionit.

Rrezik të lartë për dëmtime kronike, që mund të ndikojnë në karrierën e tij afatgjatë.

Operacion më kompleks dhe rehabilitim më të gjatë nëse ndërhyrja shtyhet edhe më shumë.

Operacioni mund të bëhet para Kupës së Botës për Klube, por kjo do të nënkuptonte mungesë për disa muaj, prandaj edhe stafi dhe vetë lojtari janë ende të pavendosur për momentin e duhur të ndërhyrjes.



Read it all at Bota Sot