Mbappe i gatshëm për finalen e madhe kundër Barcelonës

- Bota Sot

Mbappe i gatshëm për finalen e madhe kundër Barcelonës

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është rikthyer me ekipin e Real Madridit në stërvitje.

Mbappe mori pjesë në stërvitjen e fundit që u mbajt sot, pak orë pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Getafes.

Lojtari francez mungoi mbrëmë për shkak të kartonit të kuq, por ai ishte në dyshim për ndeshjet e ardhshme për shkak të një lëndimi.

Megjithatë, i ka mjaftuar një javë pushim për të qenë i gatshëm.

Dhe tashmë Mbappe po bëhet gati për finalen e Kupës së Mbretit, ku Real Madridi e luan ndaj Barcelonës.

Finalja e “El Classicos” zhvillohet të shtunën.



Read it all at Bota Sot